Lajme

Çitaku: Në Ditën e Pavarësisë nuk do të heshtim, protestojmë për drejtësi për çlirimtarët

01/21/2026 16:07
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për protestë në Ditën e Pavarësisë, duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se protesta është pa motive politike dhe kundër zvarritjeve, duke nënvizuar se “drejtësia për çlirimtarët është drejtësi për Kosovën.”