Lajme

Trump tallet me presidentin Macron për syzet e diellit

01/21/2026 16:00
nga:Y I

Presidenti amerikan Donald Trump e ka dhënë një koment drejtuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke e tallur për syzet e diellit që ai mbante gjatë ditës së djeshme në Davos.

“E pashë dje me ato syze të bukura dielli. Çfarë dreqin ndodhi?”, tha Trump, raporton Reuters.

Nga ana tjetër, zyra e presidentit francez sqaroi se Macron kishte zgjedhur të mbante syze dielli gjatë fjalimit të mbajtur në ambient të mbyllur për arsye shëndetësore.