Sporti

Prishtina fiton ndaj ekipit kazak Zhenis FC, golin e vetëm në ndeshje e realizoi Blendi Baftiu

01/21/2026 16:22
nga:Lorik J

Prishtina sot luajti ndeshje miqësore me ekipin kazak, Zhenis FC në Antalia të Turqisë, në kuadër të fazës përgatitore.

Ekipi kryeyqytetas fitoi me rezultatin minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi mesfushori, Blendi Baftiu pas 20 minutave lojë – pas një depërtimi dhe goditje të bukur.

Më poshtë keni videon e ballafaqimit, teksa golin mund ta ndiqni në minutën 43:00.

VIDEO