Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, lidhur me një rast të ndodhur më 21 dhjetor 2025 në Ferizaj.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 23:50 në rrugën “Wesley Clark”, një person kishte mbetur i plagosur si pasojë e incidentit. Sot, më 21 janar 2026, rreth orës 11:15, i dyshuari A.R., 31 vjeç, ka kontaktuar Policinë e Ferizajt duke shprehur vullnetin për vetëdorëzim.
Pas këtij njoftimi, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e tij, ku është realizuar arrestimi. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit është ndaluar për 48 orë.


