Një super ndeshje do të zhvillohet sonte në Kupën e Kosovës në basketboll.
Golden Eagle Ylli dhe Trepça përballen në ndeshjen kthyese çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Suharekasit triumfuan në ndeshjen e parë me shifrat 99-102, duke bërë një hap të madh drejt kalimit në gjysmëfinale.
Megjithatë, skuadra kampione në fuqi, KB Trepça po kalon në një moment të jashtëzakonshëm dhe synon përmbysjen e madhe.
/GazetaBlic Sport/

