Ka një debat që zhvillohet se kush është politikani më i votuar: ish presidenti Ibrahim Rugova apo kryeministri në detyrë Albin Kurti. Për këtë kanë folur nga të dy partitë.
Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, më 9 janar ka thënë se Kurti është kryeministri më i votuar në historinë e Kosovës, pasi në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori mbi 400 mijë vota.
Ndërsa sot, Muhamet Hamiti nga LDK, tha se Rugova mbetet figura më e votuar ndonjëherë në historinë e Kosovës.
“Më 24 maj 1992 në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë 867 mijë e 557 qytetarë e votuan Ibrahim Rugovën president të Republikës së Kosovës. Ai mbete figura më e votuar ndonjëherë në historinë e Kosovës. U zgjedh katër herë president i Kosovës”, tha Hamiti.


