Nën organizimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, është mbajtur Akademi Përkujtimore në 20 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në fjalën e saj të rastit, Osmani deklaroi se ideja e Rugovës u shndërrua në kulturë politike.
“Jemi këtu për ta shënuar momentin kur ideja e tij u bë edhe kulturë politike. I butë në sjellje, i palëkundur në qëndrim”, deklaroi Osmani.
“Trinomi- liri pavarësi demokraci, është koncept i thellë filozofik, dhe human”, shtoi ajo.


