Sporti

Gjimshiti rikuperohet në kohë rekord, gati për ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos

01/21/2026 12:09
nga:Mergim Rreci

Berat Gjimshiti ka rikuperuar në kohë rekord dëmtimin e pësuar vetëm javë më parë dhe pritet që të jetë sot mes të grumbulluarve për takimin mes Atalanta-s dhe Athletic Bilbao-s.

Mbrojtësi kuqezi do të jetë i gatshëm për të luajtur mbrëmjen e sotme në “New Balance Arena”.

Pas gjashtë takimesh Atalanta mban vendin e tetë me 13 pikë ndërsa baskët në po kaq ndeshje kanë grumbulluar pesë pikë.