Lajme

Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

01/21/2026 11:00
nga:G B

kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me anëtarë të kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Kreu i LDK-së, e vlerësoi Rugovën si shqiptarin më të madh të të gjitha kohërave.

“Në këtë 20 vjetor, Rugovën jo vetëm se e nderojmë, por edhe e kujtojmë dhe nën kujtimet e tij dhe ëndrrën e tij punojmë vazhdimisht që vendit tonë, Kosovës tonë t’i japim të ardhmen e merituar, një të ardhme të lirë në një shtet të fuqishëm në familjen euroatlantike. Ibrahim Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave”, tha Abdixhiku pas homazheve që bëri te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 20 vjetorin e vdekjes së tij.