Lajme

Meksika dërgon edhe 37 të dyshuar për kartele droge në SHBA

01/21/2026 10:47
nga:G B

Meksika ka transferuar edhe 37 të dyshuar për lidhje me kartelet e drogës në Shtetet e Bashkuara, njoftoi ministri i Sigurisë Omar García Harfuch, në një kohë tensionesh në rritje me Uashingtonin dhe kërcënimesh nga presidenti amerikan Donald Trump për sulme tokësore kundër karteleve.

Ky është transferimi i tretë i madh brenda një viti dhe çon në 92 numrin total të personave të dërguar në SHBA gjatë administratës aktuale. Të dyshuarit u transportuan me avionë ushtarakë drejt disa qyteteve amerikane, përfshirë Uashingtonin, Nju Jorkun dhe San Diegon, shkruan AlJazeera.

Autoritetet meksikane thanë se personat e transferuar kërkoheshin nga SHBA për rrezikshmëri të lartë dhe lidhje me organizata kriminale. vdekje.

Transferimet vijnë mes presionit në rritje nga Trump, i cili ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake kundër karteleve. Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka përjashtuar çdo ndërhyrje të tillë, duke theksuar se konfiskimet e fentanilit në kufi janë ulur ndjeshëm falë politikave të Meksikës kundër krimit të organizuar.