Lajme

Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek varri i Presidentit Historik

01/21/2026 10:18
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me familjen Rugova kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës, në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Krahas Osmanit ka qëndruar gruaja e Presidentit, Fanë Rugova dhe djali i tij, Ukë Rugova.

Pas tyre, homazhe kanë bërë edhe kori diplomatik në Kosovë, duke filluar nga e ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA’së, Anu Prattipati.

Më pas do të mbahet edhe Akademi Përkujtimore në nderim të tij.

Akademia përkujtimore do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar 2006, në moshën 62-vjeçare.