Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka komentuar fitoren bindëse 3-1 ndaj Interit në transfertë.
“Jemi shumë krenarë, jo vetëm për ndeshjen e sotme, por edhe për atë që kemi bërë në turne deri më tani. Me një ndeshje të mbetur në fazën kryesore, ne jemi tashmë në pozicionin që duam të jemi”, tha Arteta pas ndeshjes në Giuseppe Meazza, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ky është një shpërblim i madh për ekipin sepse e dimë sa e vështirë është. Ne me të vërtetë kishim urinë dhe dëshirën për të qenë në një pozicion të tillë kundër një ekipi të nivelit të lartë dhe për të provuar se çfarë jemi dhe çfarë mund të bëjmë. Ne kemi ambicien dhe besimin se mund të konkurrojmë kundër çdo kundërshtari”, vazhdoi ai.
“Më pëlqen qëndrimi të dalësh në këtë atmosferë kundër kundërshtarit që patëm. Ekipi ynë është i pjekur, shumë ambicioz dhe i kontrolluar emocionalisht. Duhet të ecim përpara”, shtoi trajneri spanjoll i Arsenalit.
/GazetaBlic Sport/


