Lajme

Aksident i ri hekurudhor në Spanjë, 15 të plagosur

01/20/2026 23:54
nga:Genita C

15 persona u plagosën kur një tren udhëtarësh doli nga shinat pasi një kangjella mbrojtëse u shemb mbi shinat pranë Barcelonës, thanë shërbimet e emergjencës.

Stacioni televiziv spanjoll TVE raportoi se katër persona, përfshirë makinistin e trenit, u plagosën rëndë.

Ky aksident ndodhi vetëm dy ditë pas një aksidenti të rëndë hekurudhor në Andaluzi, në të cilin vdiqën 42 persona.