Lajme

Kreu disa vjedhje në Lipjan, arrestohet 69-vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut

01/20/2026 23:28
nga:Genita C

Është arrestuar 69-vjeçari, shtetasi i Maqedonisë së Veriut, pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje në Lipjan.

Policia ka njoftuar se këto vjedhje janë raportuar gjatë vitit 2025 , ku prej kamionëve të parkuar, i dyshuari ka vjedhur portofole me shuma të ndyshme të parave.

“I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore”.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, të siguruara nga hetuesit policor i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat po ndërmerren veprime të mëtutjeshme policore”, thuhet në njoftimin e policisë.