Lajme

Policia sekuestron medikamente e armë në pronat e Arianit Sllamnikut

01/20/2026 19:09
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të Arianit Sllamnikut, i dyshuar për mashtrim përmes shitjes së ilaçeve veterinare si trajtim për shërimin e autizmit.

Ai dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testimi të barërave.

Gjatë bastisjes në pronat e tij, Policia ka bërë me dije se ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri të gjata dhe dy armë zjarri të shkurtëra, me leje, sasi e municionit dhe karikatorë të armëve, medikamente të ndryshme, libra protokolli dhe pajisje elektronike ( shtëpizë kompjuteri, telefon, microçipa).

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.