Alejandro Balde ka theksuar vendosmërinë e Barcelonës për të pasur sukses në Ligën e Kampionëve, duke e quajtur atë garën që çdo lojtar ëndërron ta fitojë.
Mbrojtësi i majtë tha: “Ne e duam vërtet, është gara që çdo lojtar ëndërron ta fitojë.
“Qëllimi ynë është ta fitojmë. Duhet ta marrim ndeshjen një nga një, së pari të futemi në tetë vendet e para dhe pastaj duam ta fitojmë.”
Ai shtoi se skuadra beson në formën e saj aktuale dhe duhet të performojë vazhdimisht.
“Ne besojmë se po bëjmë një punë të shkëlqyer, ne jemi Barça dhe gjithmonë duhet të fitojmë. Duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve nëse duam të përfundojmë në tetë vendet e para”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


