Lajme

Krasniqi: Përjashto Prizrenin, mospërputhjet e mëdha janë të izoluara dhe lehtë të evidentueshme

01/20/2026 17:24
nga:Genita C

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, ka bërë të ditur se rreth 250 zyrtarë janë të angazhuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, me 38 tavolina pune për procesin e rinumërimit, i cili pritet të përfundojë deri në fund të muajit, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, rezultatet e deritanishme tregojnë se, përjashto rastin e Prizrenit, mospërputhjet e larta janë të izoluara dhe lehtë të evidentueshme.

Krasniqi theksoi se rinumërimi i çdo kutie dhe vote po vazhdon me përkushtim, duke garantuar transparencë, saktësi dhe përgjegjësi për shkelësit.