Lajme

Hoxhaj takon Charie Blair në Davos, në një postim tregon detaje te bisedës me të

01/20/2026 17:10
nga:Genita C

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me Cherie Blair, një nga figurat më të njohura ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe fuqizimin e grave, si dhe bashkëshorte e ish-Kryeministrit britanik Tony Blair, mik i dëshmuar i Kosovës.

Në fokus të bisedës ishin zhvillimet globale, roli i Kosovës në rajon, si dhe rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për shtetndërtimin dhe integrimin euroatlantik të vendit.

“Cherie dhe Tony Blair mbeten miq të vërtetë të Kosovës, me një angazhim të qartë dhe të dëshmuar për lirinë, shtetndërtimin dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë,” ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se mbështetja e vazhdueshme e personaliteteve ndërkombëtare me ndikim, si familja Blair, është e rëndësishme për forcimin e pozitës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos po mbledh liderë politikë, ekonomikë dhe shoqërorë nga mbarë bota, duke ofruar një platformë kyçe për diskutime mbi sfidat globale dhe orientimet strategjike për të ardhmen.