Barcelona do të mbulojë rreth 90% të pagës të Marc-Andre ter Stegen gjatë huazimit të tij te Girona deri në fund të sezonit, sipas përditësimit të fundit nga gazetari Nil Sola.
Girona do të paguajë vetëm rreth 500,000 euro nga paga e portierit gjerman, një shifër shumë më e ulët se sa kishin sugjeruar mediat.
Ter Stegen qëndroi në Spanjë në vend që të udhëtonte me skuadrën e Barcelonës në Pragë për ndeshjen e Ligën e Kampionëve kundër Slavia Praha, me klubin që i dha atij leje të plotë për të plotësuar dokumentet përfundimtare për huazimin, për të cilin është rënë dakord që dje.
Për Barcelonën, ky veprim ka të bëjë kryesisht me zgjidhjen e një problemi sportiv dhe jo me kursimin e parave, pasi Ter Stegen ka ende dy vjet të mbetura në kontratën e tij deri në vitin 2028.
/GazetaBlic Sport


