Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka deklaruar se manipulimi i rreth 19 mijë votave brenda PDK-së po e dëmton opozitën dhe po ndikon në forcimin e kryeministrit Albin Kurti, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, mungesa e një opozite të vërtetë, me ideale dhe projekt të qartë politik, e rrit rrezikun që, siç tha ai, vjen nga Qeveria Kurti dhe e bën të pamundur ndaljen e tij.


