Roberto De Zerbi ka thënë se është i përqendruar te Olympique Marseille, pavarësisht thashethemeve se mund të bëhet trajneri i ardhshëm i Manchester United.
Italiani ka qenë te Marseille që nga qershori i vitit 2024, pasi më parë kishte drejtuar Brighton në Premier League. Michael Carrick është trajneri i përkohshëm i Manchester United deri në fund të sezonit.
“Fokusi im është tërësisht te Marseja. Doja të vija këtu. Një ditë para një ndeshjeje shumë të rëndësishme dhe vendimtare, nuk kam vend në kokën time për të menduar për gjëra të tjera”, tha De Zerby në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.
“Ndihem shumë mirë në këtë qytet me këta lojtarë, me këtë klub. Sa i përket të ardhmes, do të duhet të flasim muajin tjetër, vitin tjetër, nuk e di”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


