Lajme

Nëna e Auron Thaqit kërkon burgim të përjetshëm për vrasësit e djalit të saj

01/20/2026 15:01
nga:Sh R

Nesër mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin e vrasjes së 26-vjeçarit, Auron Thaqi, i cili humbi jetën pas therjes me thikë.

Nëna e Auronit, Esma, në emisionin “Kosova Today” tha se sot është prezente në studio, për të ndarë dhimbjen e djalit të saj, Auronit.

“Unë si nëna e Auronit, e shprehu dhimbjen me popullin, dhe ata ta marrin dënimin e duhur sepse Auroni më nuk kthehet kurrë, por sado pak me ma lehtësu dhimbjen mua, le të marrin burg të përjetshëm”, tha zonja Esma në Klan Kosova.

Ajo tha se të akuzuarit shuan një jetë të një djali të ri në lule të rinisë, duke shtuar se e vranë në mënyrë mizore.