Manchester United ka nisur kërkimet për trajnerin e ri pas shkarkimit të Ruben Amorim.
Sipas mediave angleze dhe gjermane, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë hedhur shikimim te trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovaq.
Kroati po analizohet për përvojën e tij në klube të mëdha dhe disiplinën taktike, edhe pse puna e tij te Dortmundi nuk ka bindur plotësisht tifozët.
Për momentin, Michael Carrick vazhdon si zgjidhje e përkohshme, ndërsa United po shqyrton disa opsione për të rindërtuar projektin dhe për të dalë nga kriza e vazhdueshme.


