Sporti

Po shkëlqen me golat dhe paraqitjet e tij, Vedat Muriqi nuk do të largohet nga Mallorca

01/20/2026 09:28
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes gjatë janarit, jo vetëm për golat e shënuar.

Sulmuesi kosovar po merr oferta të vazhdueshme, pavarësisht se ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Mallorca.

Ish-klubi i Muriqit, Fenerbahçe, po këmbëngul që sulmuesi dardan të kthehet në Stamboll, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Siç raportojnë sot mediat turke, Muriqi nuk do të largohet nga Mallorca, me skuadrën spanjolle që ka konfirmuar se nuk është e hapur për oferta dhe nuk ka aprovim për largimin e tij.

“Jam i lumtur këtu dhe kam një kontratë. Kur një sulmues shënon shumë gola, vijnë oferta. Klubi do të vendosë për të ardhmen time, pastaj unë do të marr vendimin tim”, tha Muriqi të shtunën pasi shënoi një tregolësh kundër Athletic Bilbaos.

/GazetaBlic Sport/