Liga e Kampionëve rikthehet sonte me një mbrëmje të zjarrtë futbolli, ku disa nga klubet më të mëdha evropiane zbresin në fushë në kuadër të fazës së ligës.
Një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes zhvillohet në Itali, ku Interi përballet me Arsenalin, një duel klasik mes dy gjigantëve evropianë, transmeton GazetaBlic Sport.
‘Topçinjtë’ kanë bilanc 100% dhe renditen në vendin e parë, kurse Interi është në vendin e gjashtë në renditjen e Ligës së Kampionëve.
Ja formacionet e mundshme:
Inter: Sommer; Acerbi, Akanji, Bastoni; Henrique, Barella, Mkhitaryan, Zielinski, Dimarco; Thuram, Martinez
Arsenal: Raya; White, Saliba, Mosquera, Lewis-Skelly; Eze, Zubimendi, Merino; Madueke, Jesus, Martinelli
/GazetaBlic Sport/


