Qeveria britanike ka nisur një konsultim publik për mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, duke marrë si shembull ligjin e miratuar së fundmi në Australi që ndalon përdorimin e platformave sociale për personat nën moshën 16 vjeç.
Autoritetet në Londër njoftuan se ministrat britanikë do të vizitojnë Australinë për të studiuar nga afër zbatimin e ndalimit, ndërsa po shqyrtohen edhe masa të tjera për mbrojtjen e të miturve në internet, përfshirë rritjen e moshës së pëlqimit digjital, kufizimin e përdorimit të telefonave dhe ndalimin e veçorive që nxisin varësinë, shkruan AlJazeera.
Qeveria theksoi se synimi është të kufizohet ekspozimi i fëmijëve ndaj përmbajtjeve të dëmshme, veçanërisht në një kohë kur po shtohen shqetësimet për përmbajtje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale. Aktualisht, Britania po shqyrton edhe nëse mosha ekzistuese e lejuar prej 13 vjeç është e përshtatshme.


