Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Laç, ku si pasojë e tij ka humbur jetën një 25-vjeçar.
Nga ky aksident të lënduar kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të moshës 23-vjeçare, raporton Abcnews.al.
Bëhet e ditur se dy të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, tani ndodhen në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.


