Lajme

Më shumë se tri orë që nga nisja e mbledhjes së Kryesisë së LDK-së

01/19/2026 18:31
nga:Genita C

Rezultati i dobët në zgjedhje ka nxitur reagime brenda LDK-së, ku kryetari Lumir Abdixhiku ka mbledhur Kryesinë e partisë pas dorëheqjeve dhe pakënaqësive të shprehura nga anëtarët, raporton GazetaBlic.

Kjo mbledhje ka filluar në orën 15:00 dhe ende nuk ka përfunduar.

Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku “e ka kry”.
“Ka vepru ai, e ka kry”, tha shkurt Gashi, teksa hynte në selinë e partisë.

Hykmete Bajrami ka thënë se e mban qëndrimin e njëjtë për dorëheqjen e kreut të partisë, Lumir Abdixhikut.Bajrami, e cila dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë para disa ditësh, e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

“E kam dhënë qëndrimin, të njëjtin qëndrim e mbaj”, tha ajo shkurt për gazetarët para mbledhjes së Kryesisë.