Sporti

Pep Guardiola për transferimin e Marc Guehi: ‘Faleminderit klubit që e solli këtu’

01/19/2026 18:25
nga:Lorik J

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka mirëpritur Marc Guehi-n në klub pas transferimit të mbrojtësit nga Crystal Palace.

25-vjeçari i Anglisë ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2031.

“Ai është një mbrojtës qendror i nivelit të lartë dhe po luan për ekipin kombëtar. Faleminderit klubit që e solli këtu. Ai mund të luajë djathtas dhe majtas”, tha Pep.

“Jam mjaft i sigurt se nëse ai do të kishte një kontratë të gjatë në Crystal Palace do të kishte qenë e pamundur, por fakti që kishte gjashtë muaj, fundi i kontratës, situata ishte më e lehtë në ato kushte”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport