Sporti

Chivu: Arsenali është ndër dy ekipet më të mira në Evropë

01/19/2026 17:35
nga:Lorik J

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, tha se Arsenali dhe Bayern Munich janë aktualisht dy ekipet më të mira në Evropë, por theksoi se “Nerazzurrët nuk kanë humbur ende” ndaj “Topçinjve”.

Interi pret Arsenalin në San Siro të martën, më 20 janar, në një ndeshje të raundit të shtatë të Ligës së Kampionëve.

“Po përballemi me një ekip të fortë, një nga më të mirët në Evropë, jo vetëm tani, por edhe në vitet e fundit”, tha Chivu.

“Ata kanë investuar para, kanë qëndrueshmëri dhe identitet, si dhe lojtarë që mund të na shkaktojnë probleme. Ata e kanë dominuar Premier League në vitet e fundit, ishin afër titullit dhe tani janë liderë në renditje dhe po kalojnë një sezon shumë të fortë.”

“E dimë që ka momente të caktuara në ndeshje, por jemi gjithashtu të vetëdijshëm për atë që jemi bërë vitet e fundit, veçanërisht në turnetë evropianë. Ne dimë si të përballemi me kundërshtarë të tillë dhe do të përpiqemi të tregojmë versionin më të mirë të vetes”, shtoi trajneri.

Interi kryeson renditjen e Serie A me 49 pikë nga 21 ndeshje. Ekipi ka katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit në ligë.

/GazetaBlic Sport