Disa turistë kanë vizituar sot Lugun e Butë, siç shihet në një video të publikuar në Facebook nga Gani Dreshaj nga radhët e AAK-së.
Në postimin e tij, Dreshaj ka shprehur kënaqësinë për numrin e madh të vizitorëve, duke e cilësuar këtë si një realizim të një synimi afatgjatë. “Qindra turistë sot në Lugun e Butë. Kjo është ajo që kam synuar dhe ëndërruar gjithmonë. Një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.


