Anëtari finlandez i Parlamentit Evropian Sebastian Tynkkynen ka alarmuar për ekzekutimet që sipas tij po ndodhin nga regjimi famëkeq islamist në Iran, duke kërkuar veprime nga Bashkësia Ndërkombëtare për të ndaluar dënimin me vdekje.
Duke shkruar në platformën e mediave sociale X, Tynkkynen tha se mosveprimi i bashkësisë ndërkombëtare i ka mundësuar regjimit islamist të vazhdojnë të zbatojnë dënimet me vdekje.
“Heshtja po vret njerëz në Iran. Injoranca e bashkësisë ndërkombëtare i lejon regjimit islamik të vazhdojë ekzekutimet e tij. Ata nuk do të ndalen nëse ne nuk i ndalojmë,” shtoi Tynkkynen.
Ai tha se ekzekutimet nuk do të mbarojnë nëse presioni i jashtëm nuk detyron një ndryshim.


