Policia shqiptare, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të cilët banonin në Tiranë, pasi të njëjtit ishin shpallur në kërkim nga UNMIK-u.
Të njëjtit, dyshohen për trafikim të qenieve njerëzore.
“Në Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë. Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të UNMIK-ut/Kosovë, më 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi penal i Kosovës”, thuhet në deklarimin e Policisë së Shtetit.


