Lajme

Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet se vodhi kabllo elektrike dhe i shiti

01/19/2026 09:07
nga:G B

Një person është arrestuar në Graçanicë.

Ai dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike nga një kompani dhe më pas i ka shitur.

Me urdhër të prokurorit, i njëjti u dërgua në mbajtje.

“KEQPËRDORIM I BESIMIT- Graqanicë / 18.01.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte vjedhur kabllo elektrike nga kompania pronë e ankuesit kosovar dhe pastaj i kishte shitur. I dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”