Lajme

KQZ mban sot dy mbledhje, pritet vendim për rinumërimin e votave

01/19/2026 07:59
nga:G B

Një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka konfirmuar për Klan Kosovën se sot do të mbahet mbledhja e Këshillit për Operacione Zgjedhore, e cila do të nisë nga ora 10:30.

Pas kësaj, do të zhvillohet edhe mbledhja e rregullt e KQZ-së, me fillim nga ora 13:30, ku është paraparë vetëm një pikë e rendit të ditës.

Po ashtu, Klan Kosova ka mësuar se ekziston mundësia që i gjithë vendi të hyjë në proces të rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, ndërsa mediumi ka biseduar edhe me vetë KQZ-në, e cila ka thënë se ende nuk ka vendim të ri për rinumërim të plotë në të gjitha komunat e Kosovës.