Lajme

Deda: Nuk ka shtet ligjor me figura politike që “fitojnë” mandat me hajni të votës

01/18/2026 19:51
nga:Genita C

Analisti politik Ilir Deda ka ngritur shqetësime serioze lidhur me integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai ka deklaruar se pothuajse çdo kuti votimi ka pasur vjedhje të votës së kandidatëve dhe se rinumërimi i të gjitha kutive është e vetmja mënyrë për të ruajtur besueshmërinë e zgjedhjeve.

Deda ka kërkuar që partitë politike të distancohen nga personat e përfshirë në këto veprime, ndërsa Prokuroria të nisë hetime të menjëhershme për, siç tha ai, krimin zgjedhor.