Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj ka reaguar pasi rinumërimi i votave ka nxjerr në pah parrregullësi dhe prekje të votave të disa nga kandidatët për deputet nga subjekte të ndryshme.
Përmes një shkrimi në Facebook ajo ka thënë se i cenuar integriteti i saj dhe i shtetit demokratike, duke bërë thirrje që të papërgjegjshmit të vihen para përgjegjësisë.
“Tjetërsimin e votës e konsideroj krimin më të madh që mund t’i ndodhë demokracisë dhe rrugës sonë për një shoqëri të drejtë. Kjo nuk mund asesi të falet, dhe do të kërkoj përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë për dëmin e shkaktuar jo vetëm ndaj integritetit tim personal e politik, por edhe të integritetit të procesit më të shenjtë që e ka vendi ynë, atij zgjedhor”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kujtojmë se ish-deputetes së PDK-së deri tash i janë larguar afër dy mijë vota pas rinumërimit të votave të 28 dhjetorit.


