Lajme

Arrestohet një burrë në Klinë për sulm dhe vrasje në tentativë

01/18/2026 09:54
nga:G B

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, arrestimi u bë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, nën dyshimin për sulm dhe vrasje në tentativë.

Rasti ka ndodhur më 17 janar teksa i dyshuari, i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërkohë që hetimet për rastin janë duke vazhduar.