Lajme

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli tre punonjës të burgut

01/17/2026 15:47
nga:Sh R

Gjykata e Durrësit, pas një seance gati 4-orëshe, ka vendosur që nga 8 punonjësit e burgut të Durrësit, të ndaluar nga policia pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e spitalit, të lihen në burg 3 prej tyre, ndërsa për pesë të tjerët janë vendosur masat e sigurimit: arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje.

Ndaj tyre është ngritur akuza për shpërdorim detyre, e kryer në bashkëpunim, si pasojë e së cilës nuk u arrit të parandalohej arratisja e të arrestuarit, i cili akuzohet për një sërë ngjarjesh të rënda, shkruan A2CNN.

Sakaq, Altin Ndoci vijon të jetë ende në arrati.