Agjencia e lajmeve Reuters raporton sot se zyrtarët e administratës Trump kishin zhvilluar diskutime me ministrin e brendshëm të Venezuelës, Diosdado Cabello, muaj para operacionit amerikan për të kapur Presidentin Nicolas Maduro dhe kanë qenë në komunikim me të që atëherë, sipas shumë burimeve të njohur me çështjen.
Siç shkruan Reuters, zyrtarët e paralajmëruan Cabellon, 62 vjeç, kundër përdorimit të shërbimeve të sigurisë ose mbështetësve militantë të partisë në pushtet që ai mbikëqyr për të synuar opozitën e vendit, kanë deklaruar katër burime për Retuers.
Ky aparat sigurie, i cili përfshin shërbimet e inteligjencës, policinë dhe forcat e armatosura, mbetet kryesisht i paprekur pas bastisjes amerikane të 3 janarit .


