Lajme

Zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete, nis fushata në pikat kufitare dhe në Aeroport

01/17/2026 15:32
nga:Sh R

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe atij për Automjete, nga dita e djeshme ka filluar fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo fushatë, sipas MPB-së synon vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen me rastin e hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit tonë.

Fushata do të zgjasë deri më 15 mars.

Ministria e Punëve të Brendshme ka falënderuar zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.