Lajme

36-vjetori i LDK-së në Vushtrri, Krasniqi: Sot, më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet dhe për forcimin e vizionit rugovian

01/17/2026 13:46
nga:Y I

Ish-deputetja e LDK-së dhe anëtarja e Kryesisë, Rrezarta Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook theksoi se sot në Vushtrri festojnë 36-vjetorin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Krasniqi tha se LDK-ja është themeli i rezistencës paqësore, i vizionit shtetformues dhe i unitetit kombëtar.

“Në këtë përvjetor të veçantë, shprehim mirënjohjen më të thellë për Prof. Hajzer Krasniqin, themelues i degës së LDK-së në Vushtrri, bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, ideolog dhe intelektual i shquar, i cili me vizion, guxim dhe përkushtim kontribuoi në ndërtimin e themelit politik dhe moral të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kontributi i tij mbetet udhërrëfyes për brezat dhe për rrugën tonë politike” raporton “Gazeta Blic”.

Ajo potencoi se në Vushtrri LDK ka qenë dhe mbetet shtëpia politike e qytetarëve që besojnë në liri, demokraci dhe shtet të fortë.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet, për bashkim rreth vlerave tona dhe për forcimin e vizionit rugovian, vizion që vendos qytetarin, lirinë dhe shtetin mbi çdo interes personal. 36 vjet LDK janë dëshmi se rruga jonë është e drejtë. E ardhmja ndërtohet me guxim, përgjegjësi dhe unitet. LDK në Vushtrri është dhe do të mbetet forca e shpresës, e stabilitetit dhe e ndryshimit të vërtetë” shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot, në Vushtrri, festojmë 36 vjet të Lidhjes Demokratike të Kosovës partisë që i dha Kosovës zë kur nuk kishte fjalë, shpresë kur kishte frikë dhe drejtim kur kishte errësirë.

LDK është themeli i rezistencës paqësore, i vizionit shtetformues dhe i unitetit kombëtar.

Në këtë përvjetor të veçantë, shprehim mirënjohjen më të thellë për Prof. Hajzer Krasniqin, themelues i degës së LDK-së në Vushtrri, bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, ideolog dhe intelektual i shquar, i cili me vizion, guxim dhe përkushtim kontribuoi në ndërtimin e themelit politik dhe moral të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kontributi i tij mbetet udhërrëfyes për brezat dhe për rrugën tonë politike.

Në Vushtrri, LDK ka qenë dhe mbetet shtëpia politike e qytetarëve që besojnë në liri, demokraci dhe shtet të fortë. Kjo është meritë e aktivistëve tanë ndër vite grave, burrave e të rinjve që nuk u dorëzuan asnjëherë dhe që e mbajtën gjallë frymën rugoviane edhe në kohët më të vështira.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet, për bashkim rreth vlerave tona dhe për forcimin e vizionit rugovian, vizion që vendos qytetarin, lirinë dhe shtetin mbi çdo interes personal.

36 vjet LDK janë dëshmi se rruga jonë është e drejtë. E ardhmja ndërtohet me guxim, përgjegjësi dhe unitet. LDK në Vushtrri është dhe do të mbetet forca e shpresës, e stabilitetit dhe e ndryshimit të vërtetë.

Urime 36 vjetori i LDK-së!

Urime aktivistëve të Vushtrrisë!✌️