Lajme

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente!

01/17/2026 13:22
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi paraditen e së shtunës një bashkëbisedim me gazetarët ku komentoi edhe zhvillimet brenda PD.

Berisha u pyet lidhur me foltoren e ish-deputetit Ervin Salianji, të cilin e quajti një të vetëpërjashtuar që ka vetëm interesa private, të faktuara me dokumente

“Ju garantoj që ai ka vetëm interesa private, strikt private, të faktuara me dokumente, ndaj dhe i është thënë anëtarësisë se ai zotëria ka përjashtuar veten nga PD. Kemi një nen ne, neni 24 i statutit, kur kapesh në shkelje flagrante të tij, dhe të detyrojnë pastaj të shëtisësh poshtë e përpjetë, ajo është veprimtari private e jotja, nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Kjo është përgjigjja ime për ju dhe çdo demokrat. Mos harroni një gjë, opozitarizmi është i vështirë, nuk është i thjeshtë, dhe të mos mendojë kush se ndarja me këta njerëz, e dëmton PD-në. U garantoj se e forcon. A e patë tjetrin? Disa vrapojnë drejtorë, disa vrapojnë andej, nuk na duhen ne këta, ata janë mish i huaj në opozitë. Ata nuk janë opozitarë, janë pseudo opozitarë. Ne duhet të qëndrojmë parti e hapur pa asnjë mëdyshje, por kurë ndaj atyre që interesave të tyre personale përpiqen të shfrytëzojnë partinë për të avancuar interesa të paligjshme apo veprimtari në shkelje të rënda të ligjeve”, tha Berisha.