Real Madridi do të zbresë sot në fushë kundër Levantes në orën 14:00, në kuadër të La Ligës.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Alvaro Arbeloas si trajner i Real Madridit në kampionat, tranasmeton GazetaBlic Sport.
Arbeloa, ish-mbrojtësi i njohur i “Los Blancos”, mori drejtimin e skuadrës dhe debutoi zyrtarisht të mërkurën në Kupën e Mbretit, por aventura e tij aty nuk nisi siç pritej. Real Madridi u eliminua befasishëm nga Albacete, duke pësuar një goditje të hershme në këtë kompeticion.
Megjithatë, përballja ndaj Levantes në La Liga i jep Arbeloas mundësinë të nisë një kapitull të ri dhe të rikthejë besimin te skuadra dhe tifozët.
Reagimi i Real Madridit pas eliminimit në Kupë pritet me interes, ndërsa synimi mbetet i qartë: tre pikët dhe një paraqitje bindëse.
Ja formacioni zyrtar, atju k
📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
🆚 @LevanteUD
👉 @UnicajaBanco pic.twitter.com/mRnB56kQkK— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 17, 2026
/GazetaBlic Sport/


