Turqia ka njoftuar arrestimin e 17 personave të kërkuar gjatë një operacioni të koordinuar në 11 vende, përfshirë edhe Kosovën.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se arrestimet u kryen në bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin.
Njëri nga të arrestuarit, M.U, i kërkuar me njoftim të kuq për abuzim seksual me fëmijë dhe rrëmbim, u kap në Kosovë.
Operacioni ndërkombëtar përpos Kosovës përfshiu edhe : Gjermaninë (6 të arrestuar), Irakun (2 të arrestuar), Azerbajxhanin, Bosnjë e Hercegovinën, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Italinë, Kirgizistanin, , Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë
Yerlikaya theksoi se ky operacion tregon përkushtimin e Turqisë për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën e migrantëve në nivel ndërkombëtar.


