Lajme

I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet i dyshuari

01/17/2026 09:04
nga:Y I

Një person është arrestuar dje në Vërmicë pasi kishte tentuar t’i japë 5 euro ryshfet zyrtarit policor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, tha policia.

“SPK. Vermicë 16.01.2026 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari për shkak se zyrtarit policor në pikë kufitare i kishte ofruar 5 euro ryshfet. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.