Lajme

Canaj për rinumërimin: Edhe pas kësaj mund të ketë ankesa, lehtësisht mund te futemi në bllokadë

01/16/2026 17:40
nga:Sh R

Ish-diplomati, Blerim Canaj, vlerëson se procesi i rinumërimit të votave mund të vonoj të gjitha proceset në vijim.

Canaj, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se rrezikohet i gjithë dhe se lehtësisht mund të futemi në një bllokadë.

“Është vështirë të thuhet se sa do të vonohen proceset pasi që është çështje e KQZ-së dhe ata kanë thënë se mund të zgjasë dy javë deri një muaj, por duhet të kenë parasysh se edhe pas këtij rinumërimi mund të ketë ankesa dhe mund të rrezikohet i gjithë procesi kur të vijë çështja tek presidentja apo presidenti dhe nëse nuk arrijmë deri aty deri më 4 mars do të jemi në një vakum kushtetuese pasi nuk kemi qenë në këtë pikë më herët. Nuk dimë as se di do të jetë qasja e Gjykatës Kushtetuese pasi nuk dihet derisa do të jetë mandati i disa gjyqtarëve – jemi në një terren të panjohur politik por edhe kushtetues”, u shpreh Canaj.

Megjithatë, Canaj thotë se shpreson që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përfundojë të gjithë këtë proces në kohë.

“Shpresoj që të arrihet që të zgjidhet kjo çështje dhe KQZ-ja ‘t’i japë zor’ që të kryhet gjithë kjo çështje pasi lehtësisht mund të futemi në një bllokadë – por nuk dua ta interpretojë si të tillë por nëse edhe Kurti flet për këto tema besoj që është parapërgatitje për mundësinë se mund të kemi zgjedhje sërish”, u shpreh Canaj.