Sporti

Ekskluzive: Ardit Tahiri shumë pranë transferimit të Ukrainë

01/16/2026 17:44
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi kosovar, Ardit Tahiri, është pranë një aventure të re në karrierën e tij.

‘GazetaBlic Sport’ mëson ekskluzivisht se ai është shumë pranë transferimit tek skuadra e Kolos në Ukrainë.

Tahiri ishte pjesë e Helsinkit në edicionin vjeshtor në huazim nga Llapi dhe tashmë pritet të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij.

Më herët, Tahiri ka luajtur edhe tek Drita dhe Besa e Pejës në Kosovë, kurse ka pasur aventurë edhe tek Dinamo City në Shqipëri.

/GazetaBlic Sport/