Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, mund të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit ose në fund të sezonit.
Kontrata e 32-vjeçarit skadon në qershor 2026 dhe bisedimet për rinovim me klubin anglez aktualisht janë ndalur. Pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshë, Maguire është rikthyer së fundmi nën urdhrat e trajnerit të ri, Michael Carrick.
Megjithatë, hapësirat e pakta në formacion dhe ardhja e talentit Ayden Heaven kanë rritur gjasat për një largim. Interi po e konsideron anglezin si një opsion për të zëvendësuar Acerbin ose De Vrij, ndërsa Napoli mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me United për ta bashkuar me ish-shokët e skuadrës, McTominay dhe Hojlund.
Edhe Fiorentina po monitoron situatën, veçanërisht pas emërimit të Fabio Paraticit në stafin drejtues. Për momentin, mbrojtësi është i lirë të negociojë me klube jashtë Anglisë për një para-akord.


