Lajme

Imami kosovar akuzohet për zhvatje të miliona frangave në Zvicër

01/16/2026 13:03
nga:Y I

Një gjyq i rëndë ka nisur në Zvicër ndaj një 57-vjeçari kosovar, i njohur si imam.

Ai dyshohet se ka drejtuar për shumë vite një skenë mashtrimi financiar, më dëm me miliona franga.

Në këtë rast, dyshohet se janë të përfshirë edhe anëtarë të familje së imamit, ndërsa prokuroria kërkon burg dhe dëbim nga Zvicra.

Saranda Teresa tha se ky rast nuk mund të fshihet si rast individual.

“Kur dikush prezantohet si imam nën petkun fetar, ai fiton besimin e njerëzve e institucioneve, dhe ky besim në këtë rast dyshohet se është keqpërdorur”, tha Teresa në “Kosova Today”.